Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe debatin se kujt i takon vula. Në një intervistë për Top Neës, ai deklaroi se ajo që po ndodh sot me opozitën, i ngjan formatit të Big Brother, ku PD-ja specializohet në nxjerrjen e njerëzve nga partia.
“Kam përshtypjen se atij reality-shoë i ngjajnë për faktin se sipas formatit të Big Brother, opozita specializohet në nxjerrjen e njerëzve nga shtëpia. Por nëse në Big Brother ndodh për lojë, në SHQUP kjo ndodh në të vërtetë. Pra, një gjysmë nxjerr gjysmën tjetër nga partia, pastaj gjejnë diversantët, gjejnë bashkëpunëtorët me amerikanët dhe rrezikun anglo-amerikan, pastaj tradhtarët… në këtë sens situata është tragjikomike”, tha ai.
Veliaj, edhe si drejtues politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, nënvizoi se nuk do të merret me llogaritë e opozitës, por me ato të skuadrës së tij për të bërë më shumë punë.
“Herën e fundit e kam thënë me batutë, por unë besoj se është vërtet tragjikomike, ku fokusi më i madh i tyre është kë do nxjerrim nga shtëpia dhe jo kë do fusim në shtëpi. Megjithatë, në këtë lloj pune kam mësuar që të mos bëj kurrë llogaritë e të tjerëve, por të bëj llogaritë e skuadrës, punës sonë, e kontaktit tonë me njerëzit. Nuk jam këtu që t’i jap këshilla askujt, përfshirë këtu edhe kundërshtarët”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.