Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që t’u urojë 8 marsin të gjithë vajzave dhe grave duke publikuar  foto nga stafi i Bashkisë së Tiranës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i falënderon vajzat dhe gratë për kontributin e dhënë në Tiranë.
“Gëzuar 8 Marsin për gjitha nënat, gratë dhe vajzat    nga super ekipi i zonjave/zonjushave të Policisë Bashkiake!
FALEMINDERIT  për kontributin e dhënë për Tiranën! Me ju dhe falë jush ky qytet është më i bukur”, shkruan Veliaj.
			



















