Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uron gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit, e cila njihet si dita e fisnikërisë dhe e ringjalljes së madhe.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian! Paçi mbarësi, begati dhe shumë harmoni në familjen tuaj!”