Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari ka folur për vendimin për fatin e PD duke thënë se procesi gjyqësor është falsitet ndërsa e cilëson si levë të Ramës për të futur opozitën në kaos total. Sipas saj, kreun e PD s’duhet ta vendosë gjykata por anëtarët pasi opozitën e zgjedh populli.
“PD sot nuk mund të trajtohet sot si një pronë private, nuk mund të vendoset nga një trupë gjykuese nëse kjo i përket Berishës apo Bashës. Unë mendoj që duhet t’ia lëmë popullit të vendosë dhe ajo që më shqetëson është fakti që sot jemi në një proces që PD trajtohet si pronë private. Kjo është absurditet.
PD është aset publik që ka 32 vite që ekziston, ka pasur ish studentët e dhjetorit që sakrifikohen jetët e tyre. PD është ajo e cila ka bërë kontributet e saj dhe është opozitë në këtë vend dhe duhet të vendoset me zgjedhjen e anëtarëve të PD. S’mund dhe s’duhet të lejojmë… E inkurajoj gjykatën të shohë këtë çështje me vëmendje. Po e them edhe si nënë që jam e shqetësuar për të ardhmen e këtij vendi… I gjithë procesi është falsitet. Do e inkurajoja gjykatën që mos të harrojë qëllimet demokratike që të mos lejojë pakicën të imponojë shumicën. Shumica është vullneti i shumicës përmes votës.
Demokracia s’mund të jetë kurrë proces. Jam këtu si gardiane e këtij parimi, jam e bija e Azem Hajdarit që dha jetën për shoqëri të lirë e parime demokratike. Partitë në çdo cep të botës zgjidhen nga vullneti i votës së lirë. Ne duhet të ecim përpara dhe uroj që trupa gjykuese ti marrë parasysh këto parime. Ky proces gjyqësor është falsitet, levë e Ramës për ta futur opozitën në kaos total”, tha Rudina Hajdari.