Mbledhja e KQZ këtë të shtunë vendosi të regjistrojë PD-në me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa përjashtoi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” PD-në e Berishës.
Mbledhja u përfshi nga ironitë që hidhnin e prisnin përfaqësuesit ligjorë të PD në KQZ, Indrit Sefa dhe Altin Kaziaj, të cilët komentuan edhe veshjen e njëri tjetrit, apo preferencat për të punuar në fundjavë.
Në një moment, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ndërhyn dhe thotë “na falni që nuk mbajtëm shënime për leksionet që dhatë”.
Sekretari i Përgjithshëm i KQZ duke lexuar kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha se nga katër partitë, PL, PDSH PDK dhe PBDNJ pjesë e koalicionit Bashkë Fitojmë, tre parti janë regjistruar ndërsa PDSH nuk është regjistruar si subjekt zgjedhor.
Ndërsa avokatët dhanë argumentet e tyre më pas për kërkesat lidhur me regjistrimin ose mos regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 14 majit.
Përfaqësuesi i PD në KQZ, Indrit Sefa: Sekretari i Përgjithshëm i KQZ nuk është njohur me vendimin e KAS ku PD është e regjistruar si subjekt zgjedhor dhe e dyta unë si përfaqëëues i përhershëm i PD në KQZ ju konfirmoj se PD nuk ka bërë asnjë koalicion.
Ju konfirmoj ëe është përdorur emri karakteristikat dhe logo e PD nga persona të paautorizuar dhe palegjitimuar nga ky komsiion e ligji
Neni 65 përcakton qartë depozitimi i marrëveshjes, komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe zgjedhësve
PD s’ka asnjë kërkesë për koalicion. Nuk e di kush ëeshtë asubjekti zgjedhor de personi përgjegjës që i është drejtuatr KQZ me një kërkesë e cila është në shkelje të ligjit.
Komisioneri ka të gjitha detyrimet ligjore për të marrë masa e hapat ligjorë të nevojshëm për të vënë në vend këtë shkelje.
Së dyti kjo kërkesë duhet rrëzuar sa kohë që marrëvesdhja është dokument i domosdoshëm për paraqitjen në KQZ.
Kjo marrëveshje nuk është e ligjshme, ndaj kërkojmë në bazë të nenit 65 të rrëzojë këtë kërkesë se në të është shprehur vullneti për PD nga persona të paautorizuar.
Kazia: Edhe po të ishim në zgjedhje të një shteti fqinj, kolegu Sefa do shkonte për rrëzimin e kërkesave dhe në Mal të Zi. E ftoj kolegun të lexojë ligjin në nenin 65 pika 1 ku thotë dy ose më shumë parti të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ….
Flet në emër të një partie, që ende nuk është regjistruar në përputhje me pikën e parë të nenit 65. Si mund të dëgjojmë një koleg që partinë e prezumuar prej tij s’ka ndjekur hapat për t’u regjistruar, aq më keq për të kundërshtuar disa parti që janë regjistruar e sot në formë bashkëpunimi koalicioni do regjistrohen.
Të vazhdojmë më tej me vendimmarrjen tuaj për kërkesën tonë 15 mars. Një vendimmarrje që kolegu Sefa tha s’paskam qenë i vëmendshëm për vendimmarrjen e KAS, referuar po nga ai vendim 27 datë 16 mars, pika 6 e tij thotë kundër këtij vendimi bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor.
Mendoni se jemi ende në kohë që PD të bëjë ankim? E hëna është dita e fundit, mos bëjmë lojëra fjalësh përmes një përf të një partie të paregjistruar.
Sefa: Nuk kisha dëshirë të merresha personalisht por mos i lini më ditën e shtunë apo të dielë se na shqetësohen kolegët dhe i hamë kohë.
Kur lexohet një vendim kalohet nga 1 në 6 jo nga fundi te e para. Vendimi i KAS thotë ku vendim hyn në fuqi menjëherë.
S’dua të merrem me interesin e ligjshëm që ka Partia e Lirisë për t’u marrë me PD dhe interesat elektorale që ka për t’u marrë me PD por i referohem ligjit, unë jam përfaqësues i përhershëm i PD pranë KQZ.
PDSH s’ka bërë asnjë marrëveshje për lidhjen e koalicionit zgjedhor. Subjektet që kanë nënshkruar në emër të PD s’përfaqësojnë PD.
Kazia: Sefa të shtunën e ka të shenjtë kështu që nuk besoj se ka ndodnjë gjë. Shihe vetë dhe nga mënyra casual që ka ardhur në seancë, e njoh mirë zotin Sefa.
Celibashi: E di që keni raport të tillë që ia lejoni vetes këtë sjellje por jo në këtë sallë. Do kërkoja mirëkuptimin që ta përfundojmë këtu argumentin tuaj.
Sefa: Do i kërkoj ndjesë kolegut që nuk kam ardhur me “smoking ose tuksedo” si e do dhe rasti, por Kodi i Procedurës Civile, ka dy lloj vendimesh i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm, po mësove vetëm njërin…
Celibashi: Ju kërkojmë ndjesë që nuk mbajtëm shënime për leksionet që dhatë. Kam një pyetje për Kazia: Shikoni aryse e nevojë për të bërë plotësime të këtij dokumentacioni?
Kazia: Dokumentacioni i kërkuar nga ligji, i depozituar është i plotë. Nuk ka nevojë as për t’u riparë as për t’u plotësuar.