Niki Kaliyanda Poonacha, një lojtar tenisti, vrau aksidentalisht një lakuriq nate. Teksa topi u shërbye nga Niki, ky i fundit goditi fortë topin dhe në moment shihet një lakuriq nate i cili bie në fushë, duke e dërguar në anën e kundërshtarit. Nuk dihet nëse është vrarë nga topi apo nga raketa, por ajo që dihet është se kjo skenë do të mbahet mend për shumë gjatë. Të gjithë në fushë u befasuan kur e panë këtë ndodhi të pabesueshme.
Në fakt, më pas u pa që Poonacha fshiu raketë e tij, ndoshta nga shenjat e gjakut. Goditja ka qenë tepër e fortë dhe ylli i tenisit ka goditur me tërë forcën e krahut. Kjo është diçka që nuk ndodh shpesh, për të mos thënë aspak, pasi lakuriqët e natës janë kafshë që fluturojnë shumë shpejtë.