Zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka sulmuar Sali berishën dhe deputetët e foltores, të cilët kanë lëshuar fjalë pa fund ndaj familjarëve të Edi Ramës dhe ministrave.

“Sulmoni këtu pa fre nëna e familjarë, duke sjellë Frojdin. i keni përmendur Edi Ramës gruan Lindën dhe të bijën, kur Linda nuk ka fare lidhje me asgjë shtetërore, kurse familjarët e juaj janë zhytur në Gërdec e afera të tjera të mëdha”, tha Balluku.