Skënderbeu në volejboll për femra është kampione e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion. Vajzat korçare kanë mundur 2-3 me sete koleget e Partizanit, për të marrë trofeun e tetë. Pas 45 vitesh pritje, vajzat korçare të drejtuara nga trajneri Orlando Koja ia dolën të sigurojnë edhe Kupën, pas kampionatit dhe trofeut “Gjergj Kastrioti”.

Në Pallatin e Sportit në Farkë, përballja ishte emocionuese. Seti i parë foli për vajzat e kuq të drejtuara nga turku Bulent Karslioglu, duke u mbyllur 25-18. Në setin e radhës Skënderbeu u përgjigj 16-25, ndërsa në të tretin sërish korçaret me 23-25 përmbysën ndeshjen. Seti i katërt shkoi për vajzat e Partizanit, duke fituar 25-16.

Pas këtij rezultati, dueli ku kishte dhjetra tifozë u drejtua te seti final. 11-15 fituan vajzat e Skënderbeut, me trofeun që shkon në Korçë për herë të tetë në histori.