Një dëshmitarët e gjyqit të çështjes së 21 prillit 2021 ku u vra mjeku Pjerin Xhuvani dhe mbeten te plagosur disa persona është arrestuar në sallën e gjyqit ditën e djeshme.

“Balkanweb” mëson se bëhet fjalë për shtetasin Donald Zane.

Ai ka dëshmuar në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, po është arrestuar, pasi dyshohet se ka dhënë dëshmi të rremë.

Donald Zane është shok i ngushtë i Mehmet Grecës dhe ditën e vrasjes, në vendngjarje ndodhej në të njëjtën makinë me të, kur Greca u ndalua nga Struktura e Mbrojtjes së Votës grup i ngritur nga Partia Demokratike, ku bënte pjesë dhe i pandehuri Arbër Paplekaj.

Gjithashtu Zani, dje ishte i vetmi dëshmitar në sallën e gjyqit nga dhjetë personat e thirrur për të dëshmitar, ndërsa nëntë të tjerët nuk u paraqitën.

Sakaq, pritet që të krahasohen në çdo detaj deklarimet e dhëna nga dëshmitari para prokurorëve të çështjes me ato të dhëna në sallën e gjyqit.