Urdhër-arresti për Vladimir Putin do të ketë pasoja negative në përpjekjet për paqe në konfliktin e armatosur në Ukrainë. Kështu është shprehur sot presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
“Mendoj se urdhërarresti për Putinin do të ketë pasoja negative politike dhe tregon se ekziston një mungesë e madhe vullneti për të folur për paqe dhe armëpushim”, tha Vuçiç në një konferencë shtypi në Beograd.
Gjykata Ndërkombëtare Penale tha të premten se kishte lëshuar një urdhër arresti kundër tij dhe e akuzoi atë për krim lufte për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.
Putin ende nuk ka komentuar publikisht mbi urdhër-arrestin. Zëdhënësi i Kremlinit e ka quajtur atë “të pavlefshme” dhe tha se Rusia i konsideron vetë çështjet e ngritura nga ICC si “të egër dhe të papranueshme”.