Kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë e Mallkastrës, Agron Kapllanaj ka komentuar në Report Tv vendimin e Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës tek grupi i Enkelejd Alibeaj.
Në një intervistë për emisionin ‘Shypi i Ditës dhe Ju’, Kapllanaj thotë se vendimi i Gjyaktës ishte i pritshëm dhe ishte i drejtë, për shkak të parregullsive në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.
“Nëse ka vullnet, siç ka ndodh në të shkuarën, brenda 24 orësh janë marrë vendime të mëdha. Ka një vendim dhe ishte i pritshëm për shkak të parregullsive që ka pasur në procesin që Berisha bëri më 11 dhjetor. Është vendim i drejtë. Do pranonim vendimin, edhe nëse do ishte ndryshe.
Nuk ka një reagim pozitiv edhe pse është bërë thirrja nga Alibeaj. Kemi pritur një reagim pozitiv, duhet të vijë një moment që kësaj situate i duhet dhënë fund.
Të dalim me kandidat të vetëm në çdo bashki, të përballemi me kundërshtarin e vërtetë politik dhe ka kohë për të arritur një konsensus që në zgjedhjet 2025”, tha Kapllanaj në Report Tv.
Kapllanaj thotë se Berisha dhe kandidatët e dalë nga primaret duhet të reflektojnë mbi propozimin e Alibeajt për të dalë me një kandidat të përbashkët.
Sipas tij, është e rëndësishme që në këto zgjedhje të dilet përballë Ramës me një kandidat të përbashkët. Kapllanaj u shpreh se pasi të mbarojnë zgjedhjet, mund të ulen sërish për diskutime për ta kaluar këtë përçarje.
“Ne në bazë i njohim kandidatët potencialë, ka kandidatë që në këtë zgjedhja nuk janë [përfshirë, s’kanë pranuar të garojnë, por janë shumë të mirë. Duk parë këtë grindje nuk e kanë parë të arsyeshme të kandidojnë.
Kjo është fatkeqësi që të kesh njerëz që marrin përsipër të kanddiojnë, kanë reputacion në zonë, por në këto kushte nuk kandidojnë. Një sondazh brenda strukturave apo pak më gjerë dhe të përzgjedhim atë kandidat. Nuk besoj se lëviz shumë, të bëhemi gjithë bashkë nën siglën e PD-së, të fitojmë zgjedhjet dhe vazhdojmë diskutimet”, tha Kapllanaj.
Sa i takon kandidimit të tij për bashkinë e Mallkaastrës, Kapllanaj thotë se sheh veten fitues edhe nëse opozita do të dalë me dy kandidatë.
“Nuk kam asnjë lloj dileme për fitoren time në Mallakastër, thjesht nëse futet kandidati i primareve do ketë një ulje të vogël të votave. Mund të ndodhë edhe e kundërta, për shkak të përplasjes që kam pasur me Berishën. Nuk e kam garën me kandidatin e foltores”, u shpreh Kapllanaj.