Sot do të jepet vendimi për vulën e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës. Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 11 dhjetorit si legjitim.
Po në këtë ditë, ish kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Teksa protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00, rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.
Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.