Ambasadorja amerikane, Yuri Kim mbajti një sërë takimesh me drejtues të partive politike kryesore në vend.
Takimet nisën në selinë e PS-së me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri. Më pas, Kim shkoi në zyrën e Enkelejd Alibeajt, kreut të komanduar të PD-së si edhe në atë të Ilir Metës.
Lidhur me takimin e Kim me Alibeajn, Roland Bejko u shpreh se me qëndrimin e sotëm diplomatja amerikane konfirmoi se Enkelejd Alibeaj është kryetari i Partisë Demokratike.
“Ishte një takim për fushatën zgjedhore dhe Alibeaj parashtroi të gjithë merakun që ka PD për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Zonja ambasadore u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky është një konfirmim. Dje u takua me përfaqësuesin e PS dhe më tej me Metën si kryetar i PL-së”, tha Bejko në Abc News.