Sali Berisha gjatë konferencës për mediat me gazetarët, teksa po sulmonte ambasadoren amerikane Yuri Kim, u pyet në lidhje me takimin e aleatit të tij Ilir Meta pikërisht pak ditë më parë me diplomaten amerikane.
Berisha: Demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni. Ajo që thoni ju nuk ka sot demokratë të vërtetë. Nuk ka sot qytetarë shqiptar që nuk dënon me neveri të madhe aktin e shëmtuar të Edi Ramës i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës edhe me ngrihem e guvernatores Yuri Kim. Ka 6 javë që nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme për aferën McGonigal. Ka folur për çdo gjë! Ky është një super skandal.
Gazetarja: Yuri Kim u ul me Metën?
Berisha: Në çfarë aktiviteti ka qenë me McGonigal Ilir Meta!
Gazetarja: Flas për ambasadoren!
Berisha: Ku i shpreh këtu! Unë po ua shpreh ju dhe të gjithë shqiptarëve! Transparenca dhe qëndrimi para ligjit është një detyrim për cilindo. Koalicioni do të jetë një koalicion përfundimtar. PD e drejton koalicionin s’ka diskutim.