Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar se lufta hibride e Rusisë me vendet e Perëndimit nuk është drejt fundit

“Lufta hibride e Rusisë me vendet armiqësore do të zgjasë shumë”, tha Peskov.

Peskov shtoi se objektivat e operacionit special ushtarak rus në Ukrainë do të arrihen me mjete ushtarake, sepse për shkak të pozicionit të Kievit është joreale të arrihet me mjete politike dhe diplomatike.

“Ne kemi deklaruar vazhdimisht se qëllimet e Federatës Ruse mund të arrihen në mënyra të ndryshme: ushtarake, por edhe politike dhe diplomatike, gjë që, megjithatë, aktualisht është e pamundur, për keqardhjen tonë”, u tha Peskov gazetarëve.

“Për Rusinë, gjëja kryesore është të arrijë qëllimet e saj, sigurinë e popullsisë në rajonet e reja ruse dhe sigurinë e Federatës Ruse në tërësi,” shtoi Peskov.