Sali Berisha përfundimisht nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Vendimi është marrë nga Celibashi. Komisioneri i Zgjedhjeve tha se vetëm një letër në Gjykatë e përcakton këtë gjë. Është Gjykata e Rethit Gjyqësor Tiranë që mban regjistrin e Partive Politike

“Unë jam i bindur se gjithsecili prej jush por edhe pas jush kanë bindjen se vendimmarrja e Komisionerit është e bazuar në ligj. Për të gjitha palët është e qartë më së pari se ne do duhet të sqarojmë se kush është organi apo personi drejtues i Partisë Demokratike që ka të drejtën për paraqitjen e kërkesës. Për KQZ-në mjafton që të jetë e provuar se kush e ka legjitimitetin, pra kush përfaqëson PD-në dhe kush është organi drejtues i kësaj partie. Pyetja është: Kush vendos për këtë gjë? KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk e përcaktojmë ne këtë, se kush person është drejtues i një partie demokratike. Pyetja është se nga e merr KQZ këtë informacion. Pra, nëse e pranojmë që nuk jemi ne është dikush tjetër, jo KQZ. Është Gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata e përcakton këtë. Ne marrim në referencë dokumentin zyrtar. Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim mbi perceptime apo fakte publike. Unë mund ta pranoj që në përceptimin tim kryetar është Sali Berisha por kjo nuk ndryshon asgjë në vendimin tim. Të drejtën e regjistrimti të Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha., Ai figuron kryetar i Partisë Demokratike në pikëpamje të ligjit.”, tha Celibashi.