Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Policinë e Shtetit si edhe me mbështetjen e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, nisëën sot trajnimin e punonjësve të policisë që do të angazhohen në detyrat zgjedhore. Trajnimet intensive do të realizohen nga ekspertë multidisiplinarë të OSCE-së, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme, dhe do të konsistojnë në informimin e plotë të policëve për aspektet ligjore, etike dhe disiplinore të këtij procesi të rëndësishëm për vendin.

“Falënderoj Ambasadorin e OSCE-së në Shqipëri, për mbështetjen e vazhdueshme që OSCE-ja i ka dhënë dhe po i jep Policisë shqiptare, mbështetje e cila faktohet edhe sot, përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit, për t’i përmbushur plotësisht dhe me efektivitet, detyrat funksionale para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit.

Gjithashtu, falënderoj Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, për angazhimin e tyre në këtë trajnim. Roli i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces, është thelbësor, pasi kontrollon e certifikon veprimet procedurale që punonjësit e Policisë kryejnë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Siguroj qytetarët, subjektet politike, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, ashtu siç ka vepruar në të gjitha proceset zgjedhore, veprime të cilat janë certifikuar nga OSBE-ODIHR. Për Policinë e Shtetit, primare janë ligji, shteti dhe qytetarët.”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.