Luçiano Boçi, kandidati i ‘Foltores’ së Berishës për Bashkinë e Elbasanit, është regjistruar zyrtarisht në zgjedhje nën logon e ‘Partisë së Lirisë” të Ilir Metës.
Kryedemokrati i Elbasanit nuk mund të garojë dot nën logon e PD-së zyrytare pasi KQZ njeh vetën një PD, dhe ajo drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Të shumta kanë qënë reagimet mes demokratëve të qarkut, të cilët e shohin me rezervë kandidimin e Boçit nën logon e Metës. Ndërkohë sondazhet nxjerrin bindshëm fitues, kandidatin e të majtës, i cili garon për një madat të dytë, Gledjan Llatja.