Ditën e sotme prej orës 08:30 kryesocialisti Edi Rama ka thirrur kryesinë e PS në selinë rozë. Në mbledhje fokusi kryesor janë zgjedhjet, analizë për sondazhet e deritanishme dhe forma organizative e fushatës në terren deri më 14 maj.
Në përfundim, Rama do të ketë edhe një komunikim me mediat.
Kujtojmë që Rama i është kthyer fushatës në terren në disa bashki, ndërsa ditën e sotme nuk do jetë prezent në asnjë aktivitet që do të organizohen në kuadër të fushatës.