Në 14-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ambasada e SHBA në Tiranë deklaroi se vendi ynë, që nga ai moment, ka qenë kontribues në mbrojtjen dhe stabilitetin e rajonit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë.
“Sot bëhen 14 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009. Shqipëria ka qenë që atëherë një kontribues aktiv në përpjekjet e mbrojtjes kolektive dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare vendimtare e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të promovuar paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO.
Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe mezi pret të vazhdojë të punojë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë”, shkroi amabsada në Twitter.