25 milionë euro parashikohet të jetë fondi për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Fatura do të ndahet në mënyrë të barabartë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në Tiranë opozita kërkoi rishikimin e projektit për të garantuar një vepër që do ti rezistojë kohës.
Komisionet parlamentare kanë dhënë dritën jeshile për realizimin e marrëveshjes së ndërtimit të urës mbi Bunë të nënshkuar mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazese.
Kosto e parashikuar për realizimin e veprës, por dhe ndikimin në rritjen e udhëtarëve e turistëve u paraqitën nga grupi i punës. Ndërsa fatura do të ndahet në mes të dy shteteve
“Në total arrin diku tek 23 mln euro. Kjo është vlera që dio të ndahet përgjysmë mes dy shteteve. Është ende duke u diskutuar.”
Por kosto duket se ka sjellë dhe mëdyshje te opozita, që kërkoi një studim më të plotë për të realizuar një urë që do ti rezistojë kohës
“Me TVSH thotë, 1.229.635.998 lekë. Po pse çfarë po blejmë ne djathë këtu që del ai 8 lekshëi në fund. Këtu ne nuk kërkojmë këtë 2 lekëshin, por principit se çfarë gjoja bëhet e mirë për shtetin shqiptar dhe vendin tonë,” tha Dashamir Shehi. Pavarësisht kësaj për mazhorancën ky është vetëm hapi i parë.
“Kjo është faza ku jemi ne. Ndërsa bëhet projekti me 100 mijë, s’bëhet projekti me 300 mijë, kemi parë dhe projekte që janë bërë me shumë lekë dhe janë përfunduar,” tha Eduart Shalsi.
Tashmë pas votimit në seancën parlamentare palët do të diskutojnë projektin konkret por dhe do të hartojnë studimin mbi ndikimin në natyrë dhe ndërhyrjet që duhen bërë.