Tifozët e Napolit janë jashtëzakonisht afër që të përjetojnë ardhjen nën Vezuv të titullit të tretë në historinë e klubit.
Në pritje të këtij momenti, ata nuk kanë ngurruar të japin edhe një mesazh interesant për kundërshtarët e tyre në këtë garë, që duket se janë të pashpresë.
Ata improvizuan një varrezë, ku fiksuan kryqe që kishin të vizatuara emblemat e kundërshtarëve të këtij sezoni në Serinë A.
Përveç kësaj, në qendër u vendos një arkivol ku ishin vendosur shalle me katër skuadrat e mëdha nga Italia Veriore, Juventus, Milan, Interi dhe Torino, urrejtja ekzistuese mes jugut dhe veriut të “Çizmes” që njihet.
Mesazhi i shfaqur ishte më shumë se sugjestiv: “Për të gjithë Italinë, një dhimbje mizore/ Pas kaq vitesh, të vendosa në kryq”.
Duke aluduar në këtë mënyrë se Napoli nuk ka fituar një titull prej 33 vitesh, që nga viti 1990, në një kohë kur Diego Armando Maradona vazhdonte të performonte në stadiumin që tani mban emrin e tij dhe Seria A.
Nëse Napoli fiton të dielën në shtëpi kundër Salernitanës, dhe Lazio nuk fiton jashtë fushe kundër Interit, atëherë të dielën, qyteti nën Vezuv do të festojë titullin. Nëse ky skenar nuk realizohet, skuadra e Spallettit do të mund ta marrë matematikisht titullin në ndeshjen tjetër, kur do të udhëtojë për duelin me skuadrën e Udineses.