
Të paktën 500 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt të 2022. Të dhënat janë publikuar nga Unicef. Drejtoresha ekzekutive e organizatës së OKB-së për fëmijët, Catherine Russell, tha se ky ishte “vetëm numri i verifikuar nga OKB”.
Ajo shtoi se shifra reale ka të ngjarë të jetë shumë e lartë dhe se numri i familjeve të prekura është i paimagjinueshëm. Russell shtoi se ky është një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës.