Si sot 74 vite më parë është themeluar NATO, Aleanca më e madhe Ushtarake në histori për promovimin e paqes dhe lirisë në Evropë dhe në të gjithë botën.

Me rolin e saj si organizata kryesore e sigurisë ajo ka luajtur një ndër rolet kyçe në krizat politike dhe ndërkombëtare përmes forcës ushtarake.

Ky 74-vjetor u përshëndet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropës Olta Xhaçka dhe Presidentit Bajram Begaj.

‘Në këtë 74-vjetor të NATO-s, ne shikojmë me krenari kontributin e Aleancës për sigurinë tonë kolektive, për promovimin e paqes dhe lirisë në Evropë dhe botë. Ky përvjetor vjen në një situate shumë sfiduese për sigurinë.

Po ashtu ky është edhe një moment për të rikujtuar rëndësinë e NATO-s dhe faktin se së bashku, si anëtarë të Aleancës më të madhe ushtarake në histori, ne jemi më të fortë dhe mund të përballemi me të gjitha kërcënimet e sigurisë që vijnë ndaj vendeve dhe njerëzve tanë.’- shkroi Xhaçka.

NATO ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv, ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme. Roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake. Kjo organizatë luan një rol në krizat politike dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake.

Anëtarësimi i vendit tonë në NATO, 13 vjet më parë, më 1 prill 2009, është pa dyshim një ndër ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë kombin shqiptar. Aktualisht Shqipëria e sheh sigurinë e saj pazgjidhshmërisht të lidhur me sigurinë e territorit që mbulojnë prerogativat e Traktatit të Atlantikut të Veriut.