Klea Huta dhe Kiara Tito prej vitesh janë shfaqur bashkë kudo e kanë treguar se ruajnë një raport shumë të ngushtë. Si një shoqe shumë e mirë e Kiarës, Klea në fillim të këtij “Big Brother VIP” bënte tifo për të dhe për Luizin.
Në rrjete sociale ajo e ka mbështetur çiftin, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur kritika.Në një deklaratë të saj të mëparshme ajo ka thënë se Kiara nuk ka bërë asnjë gabim, ndërsa nuk është kursyer me kritika ndaj partnerit të saj duke thënë se nuk është dakord me sjelljen e tij pasi ai kalon në ofendime dhe përdor dhunë verbale.
Mirëpo edhe pse Klea Huta ka qenë një nga personazhet publik që e ka mbështetur më së shumti Kiara Titon gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother, një titull lajmi në kohën kur Vëllai i Madh i dha avantazhin e famshëm Kiarës krisi shoqërinë e tyre.
“Kritika për “dhëndrin”, Klea Huta flet si shoqja e Kiara Titos”, ishte titulli që pa Kiara dhe saktësisht në lajm shkruhej:
Mesa duket kritikat për Luizin nuk i kanë pëlqyer Kiarës. Pas daljes së kësaj të fundit nga Big Brother, ajo nuk u pa me Klean dhe as Klea nuk postoi më për të.
Madje e ftuar së fundmi në programin “Më prit në fundjavë”, e pyetur nga Ermal Peçi, Klea u shpreh se këtë vit nuk është as ‘luizator’ as ‘kiaratore’ por thjesht ‘kleatore’.