Nga Ardit Haxhija
Miq, Shkodra voton.
Qyteti 2500 vjeçar i lënë në harresë totale këtu e 80 vite. Qyteti më strategjik i trojeve shqiptare, pika e vetme tokesore lidhëse me Europen që kaq shume e duam. Qyteti rebel që ka qënë kundra cdo lloj diktature sot më shumë se kurrë është në gjumë.
Qyteti i djepit të kulturës, artit, sportit, tregtisë e turizmit sot është kthyer në një aneks i interesave të një grupi te caktuar njerëzish.
Investime me pikatore, menaxhim haxhi-qamil i njërës prej bashkive më të dobëta në historinë e atij qyteti. Sa herë ka zgjedhje, Shkodra përdoret si pike e fortë e këtij grupi që për 30 vite nuk kanë lënë pronë publike e private pa konfiskuar.
Nuk kanë lënë familjar e komshi pa punësuar e pasuruar, e sot vjen dita që këto në emer të demokracise kërkojnë votën.
Ndalemi pak tek Bardhi;
Në gjithë keto vite ekstremisht të varfra për Shkodrën, Bardhi ka qënë i privilegjuari i politikës shkodrane. Në çdo palë zgjedhje lokale apo qendrore emri tij ka qënë më i perfoluri.
Ka marrë poste familjarisht, është shpërblyer po nderkohë nuk di t’i ketë kthyer mrapsht diçka të vogël qytetit.
Sa herë që ka sherbyer në poste publike nuk ka bere gjene me te vogel per kete qytet. Po dhe gjate kesaj periudhe si ‘kryebashkiaku ne hije’ nuk mbahet mend per gje tjeter vecse mos-berja e asnje pune qe te nxirret sa me keq imazhi i qeverise.
Bardhi do mbahet mend si ai qe i vuri zjarrin shkolles para zgjedhjeve te kaluara. Do mbahet mend si kandidati qe nuk ka jetuar nje dite ne Shkoder. Profesionalisht, nuk di te kete punuar ndonje dite si doktor apo te jete modeli i mjekesise shqiptare.
Pas nje viti ne krye te bashkise me te madhe ne veri te vendit, prape plehnat aty i ka, rruget mbush me gropa, qyteti mbush me kuaj e qen, ftyra te vrame, njerez te rraskapitun, trafik mbytes.
Vjet erdhi si shpresa nga Tirana nderkohe kryetarja rrinte e menderosun nga deshtimet, kete vit rrin si i menderosun vet duke kerku lemoshe per nje shkaterrim 4 vjecar ndaj Shkodres…
Ju lutem me thoni nje arsye pse duhet te votohet Bardhi?