Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi takoi qytetarët në në zonën e “Brrylit” pranë “Maternitetit të Ri”.
Një nga qytetarët që takoi e pyeti se sa i realizueshëm është transporti publik falas, gjë që të cilën është zotuar fillimisht Këlliçi.
Sipas tij, kjo është jo vetëm e realizueshme, por ai dha 100% garanci për zbatimin menjëherë pas 14 majit.
“Transporti, autobusi? 100% që po. E di si realizohet? Mjafton t`i çosh lekët, që këta i vjedhin i marrin për inceneratorin, me i çu tek autobusi falas për të gjithë Tiranë. 100% e realizueshme.
Eshtë çështje prioriteti, a ke hyr me vjedh apo ke hyr të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen,” – tha Këlliçi.