Disa kohë më parë Adelina Tahiri foli për bashkëshortin e saj ku zbuloi se martesa e tyre momentalisht po përjeton një krizë. E pas kësaj deklarate që bëri bujë, këngëtarja e njohur nga Shkupi publikoi një këngë të re.
Kënga fliste për ndarje dhe fansat e saj menjëherë menduan se balada ishte një dedikim. Së fundmi, këngëtarja ka folur për marrëdhënien e saj me të, ku ka sqaruar situatën aktuale.
“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar“- u shpreh ajo.
Këngëtarja la të kuptohet se faji i kësaj ‘krize’ ishte i saji, pasi u shpreh se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime.
“Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”- tha Tahiri.
Kujtojnë se Adelina ështëm e martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.