“Erling Haaland do të jetë lojtari i parë që do të kapë vlerën e 1 miliard euro”, ishin fjalët e Rafaela Pimenta, agjentja braziliane që trashëgoi grupin e lojtarëve që menaxhonte i ndjeri Mino Raiola, duke përfshirë kështu edhe sulmuesin e Manchester City.
“Sa kushton? Jo, unë do ju them se ai do të jetë futbollisti i parë që do të ketë vlerën 1 miliard euro. Forca e tij e vërtetë është përulësia, ai do të thyejë të gjitha rekordet”, u shpreh Pimenta.
Haaland vazhdon të thyejë rekorde në Premier League me sasinë e tij të golave të shënuar, një sulmues tipik goli që nuk kursen asnjë kundërshtar.