Një çift shqiptarësh janë aksidentuar këtë të hënë në në Veria të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit me iniciale I.X., i cili ishte nisur drejt Selanikut, ndërkohë që ka devijuar rrugën dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Po ashtu lëndime ka marrë dhe bashkëshortja e tij, ku shkak për aksidentin është bërë moti i keq pasi si pasojë e reshjeve të shiut dhe lagështia në rrugë.

Mësohet se çifti është dërguar me urgjencë në spital dhe në zonë ka mbërritur policia për të kryer hetimet paraprake.