Një aksion policior i nisur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi ka vënë në pranga kryetarin e Komunës së Budvës Milo Bozhoviç.
Mediat malazeze shkruajnë se aksioni po zhvillohet në disa qytete.
Arrestimi i Bozhoviç është bërë në shtëpinë e tij familjare në qendër të Budvës, nga zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT).
Sipas mediave arrestimet kanë nisur mëngjesin e sotëm në orën 04:00 në Budva, Cetinje dhe Podgoricë.