Me akuzën për spiunazh, Mitropoliti Pavlo Lebid i Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës në Kiev është vënë në pranga. SBU ukrainas, shërbimet e sigurisë së Presidentit Volodymyr Zelensky thonë se ka prova të forta për këtë akuzë që rëndon ndaj Lebid.
Pavlo Lebid është famullitar i manastirit të shpellave në Kiev që nga viti 1994 dhe ish-deputet i partisë pro-ruse të Rajoneve. Lebid, i cilësuar si “Pasha Mercedes” nga kundërshtarët e tij sepse ai udhëton vetëm me makina luksoze, është një personazh i diskutueshëm. Është rreshtuar kundër operacioneve ukrainase në Donbass që nga viti 2014, kundërshtar i lëvizjes Euromaidan dhe studentët që morën pjesë në të, armik i betuar i kryetarit të bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko dhe gazetarëve në përgjithësi (ai i sulmoi disa herë, duke i thyer gjymtyrët dhe duke i mallkuar), në vitin 2021 me këmbënguljen e tij ai nuk dorëzoi në polici një vrasës serial që kishte vrarë 52 persona, gati të dorëzohej në polici pasi të rrëfehej. Në vitin 2019, mbi të gjitha, Lebid deklaroi publikisht se Krimea nuk është pjesë e Ukrainës.
SBU thotë se ka mbledhur prova të forta në lidhje me përfshirjen e metropolit. Në veçanti, u vërtetua se në fjalimet e tij publike ai vazhdimisht ofendoi ndjenjat fetare të ukrainasve, poshtëroi pikëpamjet e besimtarëve të besimeve të tjera dhe u përpoq të krijonte qëndrime armiqësore ndaj tyre, si dhe bëri deklarata që justifikonin ose mohonin veprimet e Rusisë. SBU ka publikuar edhe fragmente të bisedave personale të mitropolitit, të cilat konfirmojnë akuzat e bëra kundër tij. Në një nga bisedat e publikuara ishte gëzimi që shprehte për pushtimin e Khersonit, duke përcaktuar atë të Federatës Ruse “një luftë midis Amerikës dhe Rusisë deri në ukrainasin e fundit”.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se është e lehtë të kuptosh pse “Pasha Mercedes” aktualisht nuk po gëzon shumë simpati në Ukrainë, pavarësisht se sot u përpoq që të tërhiqte mbrapsht deklaratat e tij për Moskën duke thënë se ka qenë gjithmonë kundër pushtimit të Ukrainës. Është po aq e lehtë të kuptosh pse sot në rrjetet sociale u përhap ironia për Pavel-in për shallin që mbante në momentin e arrestimit.
“Asgjë e çuditshme, vetëm Pasha Mercedes mund të dal me një shall Louis Vuitton”, shkruajnë ato.
“Ky klloun më në fund do të përfundojë në burg”, shkruan një komentues pro-ukrainas në Twitter.
Ndërkohë që mediat kanë shkruar sot për një plan të Ukrainës për të marrë Krimene, që përfëshirn në veçanti dy hapa: heqjen e urës së Kerçit (një simbol i aneksimit, e cila u shemb pjesërisht në tetor për shkak të shpërthimit të një kamioni me bombë) dhe kufizimin e të drejtave të pro-rusëve dhe bashkëpunëtorëve. Kjo u raportua nga Rbc-Ukraine duke cituar sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kievit Oleksiy Danilov.
Sipas sekretarit, ka 12 hapa të rëndësishëm në planin ukrainas për të rimarrë Krimenë. Plani përfshin e urës së Kerçit (një simbol i aneksimit, e cila u shemb pjesërisht në tetor për shkak të shpërthimit të një kamioni me bombë) Sipas autoriteteve ukrainase janë 12 hapa të rëndësishëm në planin për të rimarrë Krimenë.