Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sot prezantuar kandidatin për Bashkinë Tepelenë, Sokol Guga.
Sipas Alibeajt, PD humbi në vitin 2013 për shkak të korrupsionit brenda partisë, ndërsa thotë se një reflektim për situatën është i nevojshëm.
“Në 2013 ramë nga qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy, ta bëjmë historinë sikurse duhet sepse nëse arrijmë të kuptojmë se cila është arsyeja që në 2013 ramë nga qeverisja dhe nga 2013 e në vazhdim nuk ngritëm dot kokë. Edhe pse bëmë disa gabime, edhe pse morëm ndoshta rezultatin më të mirë, por të pamjaftueshëm për të rrëzuar regjimin. Një reflektim për veten tonë duhet ta bëjmë ne.
Çfarë nuk shkonte tek ne? Cili ishte problemi tek ne? Në 2021? Sot pas 2 viteve histori e kuptojmë fare mirë se cili ka qenë problemi. Brenda nesh ka pasur gjurmë të korrupsionit të para 2013. E shqiptarët nuk harrojnë. Gjurmë korrupsioni të cilat për 8 vite ne nuk arritëm dot ti spastronim, si një detyrim politik i joni. Bie nga qeverisja, merr lavdet nga historia, reflekton me veten.
Përpiqesh ta korrigjosh. Dhe përsë ndodhi? Fare qartë. Pikërisht sepse brenda nesh kemi pasur mentalitetin e idhullit, kultit të indivitit brenda partisë vazhdonte te ishte, vazhdonim ne ta quanim lideri historik Sali Berishën dhe gjatë kohës. Dhe pse tha dikur në 2013 po iki dhe nuk do të kthehem më. Dhe nuk iku asnjë herë, ndenji aty”, tha Alibeaj.
Ndonëse i vonuar, thotë Alibeaj, vendimi për të pastruar PD-në nga Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ishte i duhuri.
“Ndaj miq, nga moment që është bërë kjo ndarje, e ka bërë ai, e kanë bërë ata, kanë gjetur më mirë të strehohen tek e majta, është detyrim yni që të prezantohemi në zgjedhje, në këtë situatë që jemi të vështirë, të plagosur jemi ne. Gjithë ai proces 1 vit e gjysmë, të plagosur jemi.
Nga moment që ka shkuar ka zaptuar selinë atje dhe vjen sot u kërkon njerëzve vota. Si mund t’u kërkosh njerëzve vota, kur ke zaptuar një seli. Me çfarë morali mund t’u thuash njerëzve: jam i ndershëm, se unë do punojë për ju, se do përmbys regjimin korruptiv dhe hajdut të Edi Ramës?! Po ti je vet një njeri që në mes të Tiranës që nuk pyet as për ligj, as për respekt të institucionit”, shtoi ai.