Enkelejd Alibeaj ka prezantuar paraditen e sotme kandidatin e PD-së së drejtuar prej tij për Bashkinë Finiq, Leonidha Pepa. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj ju ka bërë thirrje banorëve të kësaj bashkie që të votojnë Pepën.

“Leonidhës i thashë së a beson tek këto vlera që PD ka dhe do t’i çojë më tej dhe mora përgjigje pozitive që po, beson tek kjo e ardhme që ne duam të ndërtojmë së bashku.

Zgjedhjet lokale janë të vështira. Ata të cilët banojnë këtu, ju bëj thirrje që të vijnë dhe të japin kontributin e tyre për të mirën e këtij vendi. Për vlerat që Leonidha mbart, ndaj të cilave ai e merr përsipër sakrificën, ne kemi fituar ngritjen e një lëvizje të një partie vërtetë të djathtë. Do të shkojmë drejt një shoqërie intelektuale”, u shpreh ai.

Alibeaj ka thënë se PD-ja u ndodh në një sulm dhe për këtë ka akuzuar kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Metën.

“Është zgjedhja më e drejtë për sot dhe për nesër në të ardhmen. PD u ndodh në një sulm nga pushteti dhe në një sulm të pamoralshëm dhe nga ish-lideri ynë së bashku me Ilir Metën.

PD sot bëri atë ndarje të dhimbshme për të ofruar një tjetër alternativë jashtë korrupsionit. Sëmundja më e rëndë sot e shtetit shqiptar është korrupsioni, ne do të duhet të distancohemi nga çdo njeri që mbart gjurmë korrupsioni.

Marrëdhënia e shtetit shqiptar me SHBA dhe Europën është vitale. Sytë tanë janë nga Perëndimi dhe do të zbatojmë ato vlera që ato kanë. E patelorueshme që Sali Berisha të shpallë luftë ndaj SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës”, deklaroi Alibeaj.