Astrologia Meri Shehu, ka bërë parashikimin për çdo shenjë të muajit prill.

Për shenjën e Dashit, Meri shprehet se ata që janë në kërkim të dashurisë, do e gjejnë këtë muaj dhe do futen në një atmosferë të këndshme, si në jetën e tyre romantike ashtu dhe në fushën ekonomike.

“Dashin nga nesër e presin lajme të mira, rrugë, komunikime, qetësi në jetën e vetë, sepse Afërdita futet në nesër në shenjën e Binjakëve, i lëshon një çikë nga çështjet ekonomike, në kuptimin që nuk i jep në mënyrë të drejtpërdrejtë atë ekonominë, ça ishte atë mund ta rregullojnë deri sot. Nga nesër do jenë më shumë në veprim, në komunikim dhe sa më komunikim të mirë të kenë, ose njohje të mira, ose udhëtime, do shikojnë që mund të njohin dhe njeriun e zemrës së tyre, ata që nuk e kanë gjetur.

Shpesh herë më thonë që ne jemi të martuar, nuk flas për ata që e kanë gjetur. Ata që e kanë gjetur, mund ta përforcojnë ose mund ta rinovojnë më mirë marrëdhënien e tyre. Ata që janë në kërkim, mund ta gjejnë në një udhëtim, ose në një komunikim, qoftë verbal, qoftë direkt. Shumë Dash i shikoj që futen në një atmosferë më të këndshme dhe në dy rrugë të mira për të përfituar qoftë ekonomikisht, qoftë edhe personalisht”, thotë Meri Shehu.