Një autobus ka marrë flakë në ecje në urën Liberta, në drejtim të Venecias në Itali. Mediat italaine raportojnë se nuk ka patur pasagjerë të lënduar, të cilët zbritën në kohë dhe të sigurt.
Ura midis Venecias dhe Mestres është bllokuar për shkak të autobusit, i cili mori flakë ndërsa ishte rreth gjysmës së rrugës përgjatë shtrirjes së lagunës.
Në flakë u përfshi motori dhe pjesa e pasme e autobusit. Pamjet e publikuara nga mediat italiane tregojnë re të mëdha tymi dhe flakësh, ndërsa në vendngjarje shkuan disa ekipe të zjarrfikësve.