Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aishe Haklaj deklaroi të premten se familja e saj ka ende besim te SPAK.
Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri tregoi se po e ndjek këtë çështje që nga viti 2021.
Sipas tij, të dhënat janë shumë sekrete dhe për këtë arsye nuk mund të japë detaje, por theksoi se ka disa elementë të historisë që janë publik.
“Kush është zanafilla që u krijua një organizatë kriminale dhe u ekzekutuan me radhë familjarët e familjes Haklaj?
Indicia kryesore ishte një lloj hakmarrje primitive e Sali Berishës në mitingun që bëri në Tropojë ku atje ju prish mitingu dhe ai fajtor bëri Shkëlqim Haklajn dhe familjen Haklaj.
Për rrjedhojë iu dha urdhër njerëzve të vet që këtë person, Shkëlqim Haklajn gjallë a vdekur e dua në Tiranë dhe kjo video është dorëzuar si provë.
Pas kësaj, në fakt u ekzekutua Shkëlqim Haklaj,” – tregoi ndër të tjera Beqiri.
Avokati shtoi se ai është marrë me çështjen pasi u kontaktua nga Aishe Haklaj si amanet i të vëllait, Halil Haklaj.