Pasi kishte lene pike rruges, Barcelona kthehet te suksesi per te mos flakur gjithcka qe ka bere deri tani! Fitore ne “Camp Nou” ndaj Atletico Madrid e Simeones qe gjithashtu ndodhet ne vendet e larta te renditjes. Marc ter Stegen siguron porten e tij të 23-të të pastër të sezonit, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të Claudio Bravo të Barçës!

Dueli i “Camp Nou” u vendos nga goli i Ferran Torres në fundin e pjesës së parë. Me suksesin e sotëm, katalanasit rikthejnë distancën prej 11 pikësh me Realin dhe marshojnë të qetë drejt titullit të 27-të.

Barcelona-Atletico Madrid ishte supersfida e javës së 30-të në La Liga. Skuadra e Xavit kryeson kampionatin spanjoll tani me 11 pikë mbi Realin e Madridit dhe 16 më shumë se Atletico Madrid. Takimi i fazës së parë u fitua 0-1 nga Barcelona (Dembele).

SHTYLLA E GRIEZMANN – VIDEO

Sfia ka nisur menjehere me nje frike te madhe per ekipin e Xavi Hernandez pasi Griezmann ka goditur traun e portes se mbrojtur nga Ter Stegen. Katalanasit kane nisur te dalin te rrezikshem perpara edhe pse eshte dashur fundi i 45′ te para per te sjelle golin e avantazhin me Ferran Torres.

GOLI I TORRES – VIDEO

Me heret Atletico gjithashtu i ishte afruar golit te avantazhit. Ne menyre te pashpjegueshme sot, Xavi ka ulur ne stol kapitenin dhe liderin Koke. Ne pjesen e dyte, Barcelona ka shperdoruar te pakten 3-4 raste per tew shenuar dhe Lewandowski gjithashtu perpara porte por ka gabuar.