Lionel Messi është përfolur shpesh për një rikthim të mundshëm te skuadra e Barcelonës. “Pleshti” nuk ka mundur të përshtatet si duhet në Paris dhe është shumë larg triumfeve në kompeticionet europiane.
“Mundo Deportivo” raporton sot se katalanasit po e mendojnë seriozisht rikthimin e tij në Barcelonë. Kontrata e Mesit skadon në 30 qershor të këtij viti dhe rikthimi në Spanjë, duket se është tashmë më afër se kurrë.
Drejtuesit e klubit e shohin Mesin si njeriun që mund të mbushë arkat dhe kjo vjen për shkak të dashurisë që tifozët kanë për të. Biletat, sponsorët apo edhe shitja e bluzave, do të sillnin të ardhura të konsiderueshme për klubit dhe parashikohet një rritje nga 25% deri në 33%, ose e thënë ndryshe nga 250 deri në 300 milionë euro.