Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko zhvilloi një takim me demokratët e degës 9 në Tiranë, ku u ndal në pikat e tij të programit. Me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga mbështetësit, Bejko tha se treshja Rama-Berisha-Meta i kanë zënë frymën Tiranës dhe se sot kanë marrë një mision historik, jo vetëm për të shpëtuar Partinë Demokratike, por edhe për t’i kthyer fyrmëmarrjen shqiptarëve dhe Shqipërisë.
“Këta na zunë frymën ne. Ju dhe ne së bashku jemi çuar t’i japim frymëmarrje Tiranës, PD-së, demokracisë shqiptarëve, shqipërisë. Jemi duke bërë një mision historik sot, Ma tha një nga themeluesit e PD-së, edhe një ish-ministër i PD, ma ka thënë edhe një personalitet sot si ish presidenti Bamir Topi, jeni duke kryer një akt heroik, jeni duke çliruar, jeni duke bërë PD që duhej të ishte bërë që në 1990. Duke u ndarë nga e shkuara dhe nga çdo mbetje e komunimzit”, tha Bejko.
Ndalur në ofertën që PD ofron për Bashkinë e Tiranës, Bejko tha se sot biznesi i vogël po falimenton dhe ai angazhohet që t’i japë fund oligarkisë. Bejko u shpreh e mënyra si është ndërtuar urbanistika e Tiranës, të gjitha rrugët të çojnë në TEG dhe QTU, duke bërë kështu që biznesi i vogël të flimentojë, pasi qytetarët e kanë të pamundur për të ndaluar për të bërë blerje. Bejko angazhohet për ndërtimin e tri zonave të lira ekonomike dhe 5 qendrave polifunksionale në hyrje të Tiranës. Në këto qendra do të ketë edhe parking, mbi dhe nëntokësor, që do çlirojë trafikun në Tiranë.
“Oferta që ne kemi për bashkinë e Tiranës është një ofertë serioze. Ne kemi një program ndryshe nga çirakët e ortakërisë politike dhe financiare. Ky program është punuar me përkushtim dhe specailizëm nga profesionistët më të mirë që ne kemi, profesorë të universiteteve, ekspertë të fushave të ndryshme. Ne kemi një program që do i japë frymëmarrje bzinesit të vogël, një bzines që është në prag falimetimi, sepse në mënyrën urbanistike si është ndërtuar Tirana, të gjitha rrugët të çojnë në TEG ose QTU, nuk ndalojnë dot makinat pranë bizneseve tuaja të vogla, të kryejnë një pazar se aty vjen policia ose është vënë pengesa e rrugëve të biçikletave. Parkime mbrapa pallatave nuk ka, kështu që qytetari thotë po nisem drejt TEG-ut se rruga atje po më çon, mbaron punë dhe shkon në shtëpi. Biznesi i vogël po falimenton, njësitë tregtare po falimetojnë, për të mos fol këtu për taksat e larta. Ne duam që qytetarëve t’iu japim frymëmarrje por edhe ujë të pijshëm, sepse Erion Veliaj e rriti çmimin tre herë në 2016 me preteksin që nga 10 mijë lekë në 30 mijë lekë, se kompania që merrej me ujin kështu s’do dilte me humbje dhe do kishte mundësi të furnizojë qytetarët me ujë. Po ujë ende nuk ka. Përveç kësaj, paguani edhe ujë për të pirë. Ne e kemi të qartë që Tirana ka një problem të madh, që është trafiku urban. Ne kemi bërë një propozim, as më shumë as më pak por atë që ndodh në të gjitha vendet perëndimore do t’i japim Tiranës e-Ticket, bileta elektronike. S’do ketë më nevojë për autobusë falas, se këto janë thjesht premtime elektorale nuk mund të realizohen dot se s’ka falas në kapitalizëm, madje as në komunizëm, dikush duhet të paguajë që të mirëmbahen këto linja dhe këto janë taksat tona.
I bie që nëse e besojmë, unë që dua të eci me vetur por që e kam rrogën 500 mijë lekë në muaj, dikush që ecën me autobs dhe ka rrogën 1 milionë lekë, unë që kam të ardhura më të pakta i bie të paguaj edhe autobusin e tij që ka të ardhura më të larta. Kjo është pabarazi e theksuar sociale dhe është t’i biesh në hak tasave për të cilat në paguajmë. Ne kemi premtuar ngritjen e tre zonave të lira ekonomike që do të bënë të mundur që këto zona të zhvillohen, Arbana, Ndroqi dhe Paskuqani. Ndërkohë, angazhohemi që do të bëjmë ngritjen e 5 qendrave multifunksionale në hyrje të Tiranës, do të kemi një parkim mbi dhe nëntokësor, do të parkojnë makinat që vijnë në ditë në Tiranë, rreth 40 mijë. Do të na ndihmojë që të çlirojmë trafikun në Tiranë, do marrin një biletë dy euro dhe e atë do kenë mundësi të lëvizin tërë ditën vërdallë nëse duan me linjën urbane. Krahas kësaj do vëmë edhe linjë ekspres. Do ulim taksën e ndërtimit nga 12% në 5%, kjo do të bëjë të mundur që të bie çmimi i lartë i banesave”, u shpreh Bejko.