Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh organizatave se nëse nuk do të fitojë zgjedhjet e 14 majit, në shtator do të mbahen zgjedhje të tjera dhe do të largohet nga pushteti.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi në Maliq, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Gega.
Berisha tha se Rama e ndien humbjen dhe e siguroi atë se në 14 maj PS do të humbiste në zgjedhje.
“Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më kishte kopjuar një mendim në kokë dhe u kishte çuar haber organizatave të tij, “Po nuk fituam do të ketë zgjedhje në shtator dhe do të ikim nga pushteti”.
Edhe ja ku po ta them, është reale. Do të ikësh Edi Rama”, u shpreh Berisha. Tani nuk mbetet të hapin shampanjën e fitores!
Gazeta Tema