Sali Berisha ka sulmuar xhamitë që reaguan ndaj posterit fyes të Belind Këlliçit dhe ish-myftiun e Tiranës, Ylli Gurra. Sipas tij, ato janë organizata mafioze që financohen nga Sorosi.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë.
Dënoj ndërhyrjen e George Soros dhe parave të tij në fushatë, sepse rrjeti i organizatave të Sorosit, pasi e sheh se Erion Veliaj po përfundon aty ku e meriton, po hiqet si i revoltuar. Erion Veliaj është i përfunduar.
Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme. Ku ishin këta kur Edi Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlamentin shqiptar ndaj grave?
E tëra është një zhurmë e turpshme elektorale. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq,” tha Berisha, që e ka shfrenuar paksa fantazinë, pasi është paksa e vështirë të mendosh që një hebre si Sorosi, të financojë myslimanët.