Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti shprehet se fëmijën e saj të vogël e çon në një çerdhe shtetërore.
Gjylameti thotë se kushtet janë fantastike teksa shton se janë 32 çerdhe dhe 40 shkolla të reja në Tiranë.
Po ashtu, ajo i sfidon kundërshtarët politikë dhe i fton që të vizitojnë qytetarët e Tiranës, për të parë atë që ajo e quan ndryshimi mes qeverisjeve.
Blerina Gjylameti: Fëmija im sot që flasim, unë e kam djalin të vogël. Unë e çoj në çerdhe shtetërore dhe kushtet janë fantastike. Janë 32 çerdhe të reja në Tiranë që janë ndërtuar. Janë shumë më tepër të rikonstruktuara dhe është pika e parë që e ka nisur Erioni dhe me mbështetjen e qeverisë. Janë 40 shkolla të reja.
Si e la e në çfarë gjendjeje ishin shkollat në Shqipëri? Si ishin shkollat? Na besojnë qytetarët se shikojnë realitetin dhe patjetër që Tirana ka probleme dhe unë nuk mendoj se i kemi zgjidhur të gjitha, por ama do të doja që të vinit, hajdeni me mua, qoftë edhe tek njësia ku jam unë deputete, që përmbysej shtëpia dhe humbisnin jetën njerëz me çfarë ndryshimi rrënjësor ka, se kur flitet për Tiranën, do të ishte shumë herë më e saktë, që të kuptojnë ku jetojnë njerëzit dhe çfarë problemesh kanë, le të vijnë. Jua bëj dhe këtë sfidë personale.