Një autokolonë diplomatike e SHBA-ve u qëllua nga person të armatosur që besohet se janë të lidhur me milicinë e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Sudaneze në Khartoum.

Lajmin e konfirmoi ditën e sotme sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i cili tha po ashtu se nga sulmi nuk kishte pasur të plagosur.

Të paktën 100 plumba me breshëri u qëlluan drejt autokolonës së ambasadës së SHBA gjatë sulmit, sipas mediave të huaja.

Blinken tha në një konferencë shtypi në fund të samitit të ministrave të jashtëm të G7 në Japoni se automjetet në kolonë kishin targa diplomatike dhe mbanin flamuj amerikanë.