Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia në Belsh të Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës.
E dhunuara, është dërguar më pas në spitalin psikiatrik pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”-thuhet në njoftim.
Materialet e nevojshme hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.