Dy djem të rinj janë dhunuar dhe kërcënuar gjatë mesnatës në zonën e Unazës së Re, nga dy persona ende të paidentifikuar.

Policia bën me dije se të dhunuarit janë shtetasit E. H., 25 vjeç dhe K. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata mësohet se kanë bërë kallëzim për ngjarjen ku u përfshinë, teksa po punohet për identifikimin e autorëve.

Njoftimi:

Më datë 06.04.2023, në mesnatë, në Unazë të Re, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit E. H., 25 vjeç dhe K. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.