RENEA ka zbarkuar sot në Elbasan, ku ka zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve. Aksioni në fjalë është zhvilluar pak minuta më parë, ndërsa zona përreth tregut të fruta-perimeve është rrethuar.
Raportohet për 5 persona të shoqëruar, ndërsa nuk dihet identitet i tyre si dhe arsyet e shoqërimit.
Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente pa urdhër gjykate për të ushtruar kontrolle.
Nga ana tjetër banorët janë shprehur të indinjuar për shkak të këtyre kontrolleve.