Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vetëm pak më parë teksa Kristi ka qenë duke bërë dush, Dea Mishel e ka ndihmuar atë të pastronte qafën dhe kokën, pasi e kishte të vizatuar.
Një gjë e tillë i ka habitur ndjekësit, e kjo jo vetëm prej afrimitetit që të dy kishin, por se si një tip si Kristi, duke e ditur të gjithë që është shumë i ftohtë dhe serioz ka lejuar një gjë të tillë.
Ditën e sotme në një bisedë në oborr me Luizin dhe Kiarën, Qetsori shfaqej shumë në mendime dhe u shpreh se ajo çfarë e mundon shumë gjatë gjithë kohës është se si të nxjerrë Efin nga shtëpia e “BBV2”, por ajo çfarë është akoma dhe më interesante është se edhe ai vetë nuk e di pse është kaq i fiksuar pas kësaj.