Përballë vdekjes, cila do të ishte gjëja e parë që ju vjen në mendje? Sipas atyre specialistëve, mjekë, infermierë që kujdesen për pacientët në minutat e fundit të jetës, zakonisht njerëzit ndahen në dy kategori. Sipas mjekes së kujdesit paliativ Dr. Mina Chang gjëja më e zakonshme që dëgjon nga pacientët është: “Për asgjë nuk jam penduar”.

Kurse infermierja e një shtëpie përkujdesi Julie McFadden tha se të moshuarit shpesh shprehin keqardhje se e kanë marrë jetën për të mirëqenë, duke u larguar nga familja, ose duke punuar shumë.

Ajo tha se njerëzit shpesh thërrasin nënën ose babain e tyre, edhe nëse ata kanë vdekur shumë kohë më parë, ose një ish-të dashur që nuk e kanë parë prej vitesh. Disa pacientë thonë: Jam gati! Nuk jam penduar për asgjë. Të tjerë që kanë familjarë afër bëjnë biseda të vogla ku i thonë: Të dua! Më fal! Lamtumirë!

Mjekja e kujdesit paliativ Dr Mina Chang tha për DailyMail.com se pacientët e moshuar shpesh do të thonë se janë gati të vdesin. Ajo tha: “Të jesh me pacientët dhe t`i mbështesësh deri në fund të jetës së tyre është një moment shumë i veçantë”.