Kabineti qeveritar këtë të enjte ka zhvilluar mbledhjen e radhës për të miratuar vendimet në rendin e ditës.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas mbledhjes ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e miratuara sot në këshillin e ministrave. Sipas Çuçit është vendosur që të gjithë mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale.
Ministri ka theksuar se me këtë vendim të gjithë qytetarët kanë të drejtë që të votojnë në zgjedhje.
“Vendosëm që të shtyjmë fatin e kartave të identitetit që ka skaduar ose skado me 14 maj. Të gjithë shtetasit do të mund të votojnë dhe nëse mjeti I tyre I identitetit ka skaduar. Kemi vendosur për ti hapur rrugë zbatimit të struktures së re të policisë së shtetit. Struktura që është miratuar fillon zbatimin dhe është një ndër reformat më të mëdha që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, një ndër objektivat e ministrit për 2023”, ka thënë ministri.